Aplikacion
Humb jetën në moshën 47-vjeçare Dorian Kongoli, djali i shkrimtarit të njohur Fatos Kongoli.
Prej më shumë se 25 vjetësh, Doriani jetonte në Nju Jork, ku kishte ndërtuar familjen e tij dhe punonte në radhët e policisë së qytetit.

Krahas profesionit, ai ishte gjithashtu edhe shkrimtar, duke botuar disa romane në anglisht.
Në korrik të vitit 2025, familja Kongoli dhe një organizatë bamirësie kishin bërë publike gjendjen e tij shëndetësore, duke njoftuar se Doriani po përballej me kancer të veshkave në fazën e katërt.
Pavarësisht trajtimeve, ai nuk arriti të fitojë betejën me sëmundjen./ Zoom.al


