zoom

Të gjitha

Mori leje nga burgu dhe nuk u rikthye më, arrestohet në Tiranë 49-vjeçari

Mori leje nga burgu dhe nuk u rikthye më, arrestohet në Tiranë 49-vjeçari

Një 49-vjeçar nga Tirana është ndaluar nga policia pasi kishte shfrytëzuar një leje të përkohshme nga burgu dhe nuk ishte rikthyer në institucionin e vuajtjes së dënimit brenda afatit të përcaktuar.

Sipas të dhënave zyrtare, shtetasi me inicialet E.M. ishte përfitues i një lejeje shpërblyese gjatë vitit 2024, ndërsa vuante dënimin për “vrasje e mbetur në tentativë”. Pas përfundimit të lejes, ai nuk u paraqit më në burgun e Rrogozhinës, duke u shpallur në kërkim.

Policia nisi menjëherë kërkimet dhe arriti ta lokalizojë dhe ta kapë sërish të dyshuarin. Pas arrestimit, ai u shoqërua dhe u dërgua në institucionin e vuajtjes së dënimit për të vijuar pjesën e mbetur të dënimit të tij.

Postime të lidhura