zoom

Aktualitet

Lëvizte i armatosur dhe me maskë, arrestohet 23-vjeçari! Si tentoi t’iu ikë efektivëve

Lëvizte i armatosur dhe me maskë, arrestohet 23-vjeçari! Si tentoi t’iu ikë efektivëve

Një 23-vjeçar është arrestuar nga Policia në Kamëz, pasi u kap duke qarkulluar i armatosur dhe me maskë, ndërsa nuk iu bind urdhrit për ndalim.

Ngjarja është regjistruar në fshatin Çekrezë, ku shërbimet e Policisë i bënë shenjë ndalimi një motomjeti me të cilin lëviznin shtetasit A. K., 23 vjeç (drejtuesi) dhe A. A., 18 vjeç, të dy banues në Kamëz. Drejtuesi nuk iu bind urdhrit të efektivëve dhe tentoi të largohej me shpejtësi, por pas ndjekjes u kap së bashku me pasagjerin.

Gjatë kontrollit në motomjet, Policia gjeti një armë zjarri pistoletë me municion luftarak dhe një maskë. Më tej, gjatë kontrollit në banesën e 23-vjeçarit, u sekuestruan edhe një armë gjahu dhe një armë sportive.

Në përfundim të veprimeve, 23-vjeçari u arrestua për armëmbajtje pa leje dhe mosbindje ndaj urdhrit të Policisë, ndërsa 18-vjeçari u vu në pranga për moskallëzim krimi.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Postime të lidhura