Aplikacion
Pas më shumë se 3 orësh para zyrës së kryeministrit Edi Rama, turmat e protestuesve kanë nisur të vendosen në sheshin kryesor të qytetit.
Qytetarët u shprehën se mobilizimi do të vijojë deri në përmbushjen e kërkesave që ata i konsiderojnë të panegociueshme dhe që i drejtohen drejtpërdrejt kryeministrit Edi Rama.
Organizatorët deklaruan se protesta është një nismë qytetare dhe jo politike, e udhëhequr nga individë të bashkuar për, siç thanë ata, mbrojtjen e interesit publik dhe të ardhmes së vendit.
Gjatë tubimit u paraqitën edhe pankarta me mesazhe të ndryshme, ku dominonin thirrjet për mbrojtjen e pasurive natyrore dhe kundërshtimin e projekteve dhe ndryshimeve ligjore që protestuesit i cilësojnë të dëmshme.
Pesë kërkesat e tyre kryesore janë:
Dorëheqja e qeverisë
Shfuqizimi i statusit dhe kuadrit ligjor për investitorët strategjikë
Shfuqizimi i Paketës së Maleve
Anulimi i ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura
Anulimi i ndryshimeve në ligjin për trashëgiminë kulturore
Sipas protestuesve, këto kërkesa përfaqësojnë interesin qytetar dhe synojnë mbrojtjen e pasurive natyrore e kulturore të Shqipërisë.
Ylli Manjani shpërthen ndaj protestuesve: R*bt ku t’i keni, legena, ku*va e ku*varë