zoom

Lajme

Marjana Koçeku në Bruksel: Europa të kthejë sytë nga ne

Marjana Koçeku në Bruksel: Europa të kthejë sytë nga ne

Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka bërë të ditur se ndodhet në Bruksel, ku po zhvillon një seri takimesh në Parlamentin Europian me ftesë të disa eurodeputetëve. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ajo tha se në qendër të diskutimeve do të jenë zhvillimet politike dhe sociale në Shqipëri gjatë javëve të fundit.

Sipas Koçekut, në këto takime do të trajtohen protestat qytetare të zhvilluara gjatë 30 ditëve të fundit, si edhe çështje që lidhen me mbrojtjen e mjedisit, korrupsionin dhe problematikat që, sipas saj, po përjetojnë qytetarët shqiptarë.

Deputetja theksoi se Shqipëria ka nevojë për një vëmendje më të madhe nga institucionet evropiane, duke argumentuar se situata aktuale në vend kërkon angazhim dhe ndjekje më të afërt nga partnerët ndërkombëtarë.

“Evropa duhet t’i kthejë sytë drejt Shqipnisë ma shumë se kurrë. Jam e nderueme që këto ditë ndodhem në Parlamentin Evropian në Bruksel, me ftesë të disa eurodeputetëve, me të cilët do të diskutojmë mbi çështjet mjedisore, protestat e këtyne 30-ditëve dhe problematikat e shumta që po përballet vendi ynë, veçanërisht korrupsionin dhe arbitraritetin e nji pushteti që po kapërcen çdo kufi”, shkruan Koçeku./ Zoom.al

Postime të lidhura