Aplikacion
Kryetari i grupit të socialistëve, Taulant Balla, pas mbledhjes tha para gazetarëve se nuk do të pranojnë një kërkesë të demokratëve për debat me mocion, lidhur me protestën.
“Jemi në një fazë intensive në rrugën tonë drejt BE, ku roli jonë është i pazëvendësueshëm. Kam informuar grupin mbi qëndrimin që do mbajmë dhe mbi disa kërkesa me debate.
Sa i përket një kërkesë për mocion me debat mbi disa kërkesa nga grupi i PD të lexuara nga protesta, as nuk e pranoj dhe as nuk e njoh partinë e Saliut.
Respektoj ata që dolën në protestë për çështje që lidhen me dyshime, respektimin e normave mjedisore në një investim jetik për ekonominë e vendit, një investim që do të bëhet sepse është mundësi e madhe për Shqipërinë dhe ndërkohë e kam thënë, brenda kësaj proteste janë përfshirë edhe elementë që nga dita e parë që e fryn këtë tullumbace, duket qartë që janë interesa që lidhen me konkurrencë rajonale, me influencë të vendeve jo miqësore me Shqipërinë.
Ajo dhunë në Zvërnec ishte dhunë e papranueshme. Sot atë çështje e kanë harruar dhe ata për të cilën u ngritën nuk flasin më. Sot protestën atyre që e nisën, ua kanë vjedhur”, tha Balla para gazetarëve.
E ndërsa i pyetur në lidhje me një qëndrim për largimin nga partia të Marjana Koçekut, Balla tha se kjo e fundit duhet të dorëzojë mandatin që e ka marrë nga PS.
“Të dorëzojë mandatin që e ka marrë nga PS, dhe kur të votohet drejtpërsëdrejti ka të drejtë të përdorë mandatin”, u shpreh ai.