Aplikacion
Hiti i John Lennon, publikuar në vitin 1971 “Imagine” kujtohet shpesh në kohë lufte ose konflikti, me tekstet e tij që bëjnë thirrje për unitet dhe paqe. Por ishte lufta në Ukrainë që më në fund bëri djalin e Lennon-it, Julian, ta këndonte melodinë për herë të parë.
https://www.youtube.com/watch?v=H3oo20qA4B0
Julian Lennon shkroi në një shënim në YouTube se i kishte rezistuar për vite me radhë tundimit për të kënduar këngën e kohës së Luftës së Vietnamit. “E vetmja herë që do e mendoja të këndoja ‘Imagine’ do të ishte nëse do vinte ‘Fundi i Botës’,” tha ai.
Koveri i tij ishte në mbështetje të përpjekjes për mbledhjen e fondeve #StandUpForUkraine, e cila u organizua nga organizata jofitimprurëse Global Citizen. Julian Lennon, karriera e të cilit si muzikant filloi në 1984 me publikimin e albumit të tij “Valotte”, shkroi se ai zgjodhi këngën pjesërisht sepse teksti i saj “pasqyron dëshirën tonë kolektive për paqe në mbarë botën./L.K
/Zoom.al