zoom

Të gjitha

“Lidhja u bë…”/ Andi Shehu sqaron se si qëndron e vërteta e raportit me Melisën

Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Andi Shehu ishte ditën e sotme i ftuar në emisionin “E Diell” në Top Channel, ku është bërë pjesë e një loje.

Moderatorja e njohur, Nevina Shtylla, e ka pyetur atë që të tregonte arsyen e vërtetë të ndarjes me Melisa Lleshin. Sipas tij, ata janë ndarë pasi kishin shumë kohë që ziheshin për fjalë goje.

“U ndamë se kishim shumë kokë që ziheshim për budallallëqe, për fjalë goje”, tha ai, ndërkohë Viola Spiro e pyet: “Të la ajo?”.

Andi nuk kthen përgjigje por shprehet se “për një vit rresh zihesh çdo ditë dhe se lidhja u bë toksike”. Viola ndërhyn sërish dhe e pyet nëse e bëri ai lidhjen toksike dhe ish-konkurrenti i “Për’puthen” tha: “E bëmë të dy”./L.K

/Zoom.al