zoom

Të gjitha

Merr fund lidhja mes Melisës dhe Andit

Lidhja me kaq e pati. Ish protagonistët e përputhen Andi dhe Melisa duket se i dhanë fund lidhjes së tyre në mënyrë të papritur.

Këtë gjë e ka njoftuar Melisa me disa ‘story’ në llogarinë e saj të “Instagram” ku është shprehur se edhe pse është natyrë euforike, ka shumë gjëra të cilat nuk i ka thënë mbi lidhjen e saj me Andin.

“E penduar deri në pikë të fundit. U kry. Euforike gjithmonë. Hiperaktive. Flas pafund prandaj ma kanë vu gishtin gjithmonë mu. Veç unë e ti e dimë sa shumë nuk kam folur. Nuk më intereson çka ju të gjithë mendoni sepse ky është limiti” – shkruan ajo.

Po ashtu edhe Andi i vendosi kapakun finalizimit të lidhjes së tyre, duke hequr ‘follow’-n nga “Instagram” Në këtë mënyrë u vërtetua një herë e mirë se dyshja më afatgjatë e “Për’puthen” nuk janë më së bashku.

Kujtojmë se para disa kohësh Melisa dhe Andi kanë qënë të ftuar në “Përputhen Prime” ku kanë treguar më shumë rreth lidhjes së tyre duke u nisur nga fillimet e vështira e deri në bashkëjetesë./L.K

/Zoom.al