zoom

Të gjitha

Andi dhe Melisa sërish u ndanë ?! Detaji në rrjetet sociale ngre dyshime

Andi dhe Melisa njihen si një nga çiftet më afatgjata të dala nga emisioni i dashurisë “Përputhen”. Pas shumë ndarjeve dhe bashkimeve siç duket ata po përjetojnë një tjetër periudhë të keqe në lidhjen e tyre.

Gjatë lidhjes së tyre, çifti ka kaluar shumë kriza të cilat gjithmonë janë bërë publike. Së fundmi ata i kanë fshirë të gjitha postimet e tyre së bashku nga instagrami dhe nuk e ndjekin më njëri-tjetrin.

E teksa publiku ka qenë dëshmitar i shumë krizave dhe ndarjeve të tyre duket se kësaj here mendojnë se është e gjitha vetëm një lojë mes tyre. Kujtojmë se ata u përfolën se i kishin dhënë fund historisë së tyre të dashurisë 2 muaj më parë.

Ky lajm erdhi si pasojë e disa postimeve që Melisa bëri në “Instastory”, duke nënkuptuar se mund të jenë ndarë. “E penduar deri në pikë të fundit! U kry!”, shkruante ajo. Më pas dyshja kanë fshirë fotot e njëri-tjetrit nga rrjetet e tyre sociale duke i ‘ndezur’ më shumë thashethemet.

Por mbas komenteve të shumta se ndarja ka qenë vetëm një lojë, përmes një videoje në “Instastory”, Melisa tregoi se ndarja e tyre nuk ka qenë e tillë./L.K

/Zoom.al