zoom

Të gjitha

Askush nuk e dinte, por Avril Lavigne e ka çuar në tjetër stad lidhjen

Askush nuk e dinte, por Avril Lavigne e ka çuar në tjetër stad lidhjen

Një vit pas lidhjes së tyre, këngëtarja e njohur Avril Lavigne dhe muzikanti Mod Sun janë zyrtarisht të fejuar. Çifti kanë shkëmbyer unazat në Paris.

“Ishte propozimi më i bukur e më romantik që mund të kërkoja ndonjëherë. Ishim në Paris me një varkë në lumin Seine. Kishim një violinist, shampanjë dhe trëndafila. Ndihej sikur koha ndaloi vetëm për ne të dy atë moment.” –thotë 37-vjeçarja ekskluzivisht për  revistën ‘People’ .

Fotot e postuara në rrjetet sociale nga vetë artistja kanë  marrë vëmendjen e të gjithëve. Mod shihet i ulur në gjunjë përpara Kullës Eiffel .Ajo cfarë mund të shihet qartë është edhe unaza e  fejesës në formë zemre.

Lavigne ka qenë e martuar dy herë më pare ndërsa  Mod Sun më parë ishte në lidhje me ish-aktoren e Disney, Bella Thorne.  Dyshja filluan të takoheshin ndërsa bashkëpunonin  për albumin e saj muzikor , Love Sux./L.K

/Zoom.al