zoom

Slider

LAJM I FUNDIT/ Arrestohet i riu që rrahu për vdekje 18-vjeçaren dhe e la te dera e spitalit

LAJM I FUNDIT/ Arrestohet i riu që rrahu për vdekje 18-vjeçaren dhe e la te dera e spitalit

Policia ka arrestuar Dardan Krivaqën, të dyshuarin kryesor për vrasjes e 18-vjecares, Marigona Osmani në Ferizaj të Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar para disa personave që po protestonin në Ferizaj, një zyrtar i policisë së Kosovës.

“Para dy tre minutash kemi marrë konfirmimin se Dardan Krivaqa është arrestuar në Ferizaj”, tha ai.

“Njësitet policore janë në terren, janë duke e sjellë në polici, është arrestuar në territorin e Ferizajt në një fshat, pas pak dalim me komunikatë për shtyp”.

Dardan Krivaqa është i dyshuari kryesor për vrasjen e 18-vjeçares, që të dielën është dërguar pa shenja jete në emergjencën e Ferizajt.

I arrestuar si i dyshuar për këtë rast është edhe Arbër Sejdiu që është arrestuar dy ditë më parë.

Varrimi i të ndjerës do të bëhet sot. Ndërkaq, babai i saj ka bërë të ditur se bija e tij ishte e frikësuar nga Krivaqa dhe nuk kishte guxuar t’ju tregonte për telashet që kishin pasur.

Postime të lidhura