zoom

Slider

“E kisha pre me sëpatë”! Komenti makabër që la vrasësi i 18-vjeçares në rrjet

Dardan Krivaqa është shpallur në kërkim për vrasjen e 18-vjeçares nga Ferizaj, Marigona Osmani. Një tjetër i dyshuar për këtë vrasje është kapur nga Policia e Kosovës, ndërsa i dyshuari kryesor ndodhet ende në arrati.

Krivaqa me viktimën ishte martuar rreth 2 apo 3 muaj para se të ndodhte rasti, ndërsa thuhet se ai ishte i njohur në qytetin e Ferizajit si një person problematik. Në një faqe në Facebook është publikuar një koment i tij që përdor gjuhë të ashpër dhe të dhunshme për një ngjarje të caktuar.

Ai kishte përdorur figura të vdekjes e të mjeteve të mprehta, ndërsa shkruan për një person se “e kisha pre me sëpatë”.