zoom

Slider

Vrasja e 18-vjeçares, reagon vëllai i Dardan Krivaqës: Gjithë jetën na ka hapur telashe

Vrasja e 18-vjeçares, Marigona Osmani nga partneri i saj, Dardan Krivaqa dhe tronditi mbarë opinionin publik në Kosovë e jo vetëm.

Pas ngjarjes së rëndë ka reaguar edhe vëllai i autorit në një postim në rrjetet sociale. Ai u shpreh se i vëllai i ka shkaktuar gjithë jetën telashe, por asnjëherë nuk ua ka dëgjuar fjalën.

Kastrijot Krivaqa tha se “ky krimi makabër i të vëllait i ka traumatizuar dhe njollosur familjen”, ndaj kërkoi që të marrë dënimin e merituar nga drejtësia.

Statusi i plotë

Prindër, Miq, Farefis dhe Qytetar te Ferizajit:

Pranonin ngushëllimet me të sinqerta që burojnë thelle nga shpirti im, me shpresë dhe ndihmën e Allahut ta përballojmë këtë TRAGJEDI.

Ky Krim Makabër qe e beri “vëlla im” na la pa asnjë fjalë të gjithëve. Vërtet jemi të Traumatizuar dhe te prekur, e mbi te gjitha ai më Krimin e bëri, Njollosi dhe lëndoi tërë familjen tonë.

Gjatë tërë jetës na ka sjellë probleme dhe telashe të papara, por asnjëherë nuk na ka dëgjuar dhe përfillë këshillat tona.

Unë si vëlla i Madhe jam përkujdesur për familjen qysh ne moshë shume te re nga se heret kame mbet pa Baba, por jam mundu qe “valluan” ta këshilloj dhe Ndihmoj, por ai asnjëherë nuk ka dëgjuar askënd.

Me rastin e Kapjes dhe Arrestimit te tije nga Policia e Kosovës, si dhe ndihmës që bënë qytetaret, unë i përgëzoj dhe shpresoj se Ligji do t’ja shqiptoj dënimin Meritor, si dhe shpresoj qe ky Krim makabër do te Mobilizon të gjithë Neve për te i evituar krimet, dhe te luftojmë për mirëqenien e Fëmijëve tanë.

Ne veçanti edhe njëherë i shprehi ngushëllime Familjes Osmani. Zoti ju dhëntë forcë dhe gajret.