Aplikacion
Policia e Kosovës po vazhdon kërkimin e Dardan Krivaqës, i dyshuar për vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj, ndërkaq qytetarët po mundohen t’i dalin në ndihmë organeve shtetërore për kapjen e tij.
Për këtë ngjarje ka reaguar edhe deputeti Behgjet Pacolli, i cili ka ofruar shpërblim, për këdo që i jep informacion të vlefshëm Policisë së Kosovës, që çon në arrestimin e vrasësit.
Postimi i Pacollit:
Unë ofroj shpërblim për këdo që i jep informacion të vlefshëm Policisë së Kosovës që çon në arrestimin e vrasësit të Marigonës. Si baba i tre vajzave, ndihem i trishtuar për këtë ngjarje të rëndë!
Dhunohet Polici i Rrugores në Shkodër, goditet me sende të forta jashtë orarit të punës