zoom

Kosova

Kurti prezanton kabinetin: Konjufca ministër i jashtëm, Gërvalla për drejtësinë

Kurti prezanton kabinetin: Konjufca ministër i jashtëm, Gërvalla për drejtësinë

Mandatari për kryeministër Albin Kurti prezantoi në Kuvendin e sapozyrtarizuar prioritetet e qeverisë së re.

“Në katër vjetët e ardhshëm do t’i forcojmë aleancat, do të investojmë 1 miliard euro në mbrojtje, do të rekrutojmë ushtarë të rinj, do të shumëfishopjmë numrin e oficerëve, do ta funksionalizojmë fabrikën e municionit, do ta zhvillojmë industrinë ushtarake të Kosovës dhe do të prodhojmë dronët luftarakë Made in Kosova”, tha Kurti.

Ai prezantoi gjithashtu kabinetin e ri:

Kryeministër Albin Kurti

Zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca 

Zëvendëskryeministre e dytë dhe ministre e Drejtësisë, Donika Gërvalla

Zëvendëskryeministër i tretë për çështje të pakicave dhe bashkëpunim, Fikrim Damka

Ministër i Financave, Hekuran Murati

Ministër për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti

Ministër i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ministër i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Ministër i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu

Ministër i Shëndetësisë, Arben Vitia

Ministër i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku

Ministre e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci 

Ministër i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani

Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi 

Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli

Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja

Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha

Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari 

Ministre e Ekonomisë, Artane Rizvanolli

Ministër për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq 

Ministër për Zhvillim Rajonal, Rasim Demiri

Pas ekspozesë së Kurtit, deputetëve iu drejtua Bedri Hamza, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, ndërsa aktualisht po flet Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. 

Të dy ata shprehën gatishmërinë për bashkëpunim institucional. Ndërsa Lista Serbe ka thënë se nuk do ta mbështesë qeverinë e re të Kurtit.
Zoom.al/

Postime të lidhura