zoom

Aktualitet

Pritet qeveria e re/ Osmani mandaton Kurtin për kryeministër: Suksese

Pritet qeveria e re/ Osmani mandaton Kurtin për kryeministër: Suksese

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar sot se në përputhje me Kushtetutën ka caktuar Albin Kurtin si mandatar për formimin e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës.

Osmani i ka uruar Kurtit suksese në udhëheqjen e qeverisë së re dhe punë në shërbim të qytetarëve të Kosovës.

Qeveria e re pritet të votohet më vonë këtë mbrëmje.

Formimit të Qeverisë i hapi rrugë konstituimi i Kuvendit të Kosovës që u bë më herët gjatë ditës së sotme me 66 vota pro.

Kryetare u zgjodh Albulena Haxhiu./ Zoom.al

Postime të lidhura