Aplikacion
Xhensila Pere ka folur më në fund në lidhje me debatin që pati me Robert Aliajn në emisionin “Love Story Talk” dhe ka konfirmuar se është në një proces gjyqësor.
Në një intervistë në “Ora News”, Xhensila është shprehur se ka një çështje gjyqësore me Robertin duke shtuar se ai i ka cënuar figurën e saj dhe jetën personale.
“Do t’a prek shumë shkurtimisht dhe përciptazi sepse në momentin që ka një çeshtje gjyqsore nuk dua që të flas ndonjë fjalë që nuk duhet. Ideja është se nisi gjithçka me një status ku z.Aliaj le të themi se miksoi disa gjëra që preku, ceku, cënoi figurën time dhe jetën time personale gjë që besoj nuk është aspak profesionale. E vetmja gjë që kam kërkuar është se kush është zotëria në fjalë apo kushdo tjetër që mua të më cënojë për jetën time private dhe ndaj quhet private, personale dhe në momentin që unë dua të flas, flasim, por për sa kohë unë dua të hesht është puna ime”, ka thënë Xhensila.
Pjesë nga debati:
“Love Story mos e bëni zyrë sekserësh as moralizuesish provincialë. Nuk ka si mos të jetë nivel mediokër kur japin opinione individë të dështuar në jetën e tyre, habitet Xhensila me Kristin që në katër muaj nuk po vendos dot dhe arron që po plaket beqare dhe pa zanat. Opinioniste aty duhej të ishte një zonjë e suksesshme në jetën e saj familjare dhe profesionale, askush nuk e ka të drejtën morale të japi leksione suksesi aty ku vetë ata janë të dështuar”, ka shkruar Robert Aliaj.
“Unë do të doja të isha këtu për të celebruar një dashuri dhe jo për një status të tillë, kur kam marrë ftesën për të qenë opinioniste tek Love Story absolutisht kam qenë shumë e lumtur dhe bëra një premtim me veten që të jem sa më e drejtë dhe të di se ku mbaron liria ime dhe ku fillon liria e tjetrit. Gjithashtu jam përpjekur si me djemtë, si me vajzat, 4 fronistët të jap mendimin tim gjithmonë pa cënuar dhe pa fyer askënd. Kam vetëm 1 pyetje, kush je ti që mua më fyen në këtë pikë?”, është kundërpërgjigjur Xhensila./L.K
/Zoom.al