Aplikacion
Por tani është gati për t’iu rikthyer televizionit dhe nëse edhe një herë tjetër trampolina është “Big Brother VIP”, është gati ta provojë përsëri atë përvojë.
“A do ta riprovoje?” ishte pyetja e Ronaldos për Xhensilën sot në “Mos i bjer me Top” dhe ajo, pa ngurruar tha “Po. S’kam nevojë fare të mendohem”. “Ti do e provoje Big Brother VIP?” – pyeti përsëri Ronaldo Sharka dhe Xhensila u përgjigj sërish:
“Po, sepse unë e kam shijuar atë “Big Brother” dhe kam bërë çfarë më tha zemra, kështu që nuk kam asnjë peng, nuk kam asnjë pendesë dhe do ta ribëja. Do hyja në “Big Brother VIP” si VIP”, tha ajo në TCH, duke shtuar se si të gjithë VIP-at, edhe ajo këtë përvojë do ta bëjë për t’u rikthyer në televizion.
“Do më pëlqente, sepse adrenalinën që të jep kjo, kënaqësinë që të jep kjo, nuk ka asnjë dritë, asnjë ndriçim që mund ta zëvendësojë”. /ZOOM.AL/
VIDEO/ Shpërthimi rrëqethes i të miturit, që humbi 4 shokët në tragjedinë në Maqedoninë e Veriut