zoom

Të gjitha

Një tjetër dashuri në Hollywood merr fund

Një tjetër dashuri në Hollywood merr fund

Aktori amerikan Kenan Thompson dhe modelja Christina Evangeline i kanë dhënë fund martesës së tyre prej 11 vitesh.

Sipas “TMZ” çifti po planifikojnë të bëjnë kërkesë për divorc. Burime pranë çiftit thanë se Thompson dhe Evangeline janë ndarë për më shumë se një vit, por janë fokusuar në bashkë-prindërimin e dy vajzave të tyre, Georgia dhe Gianna.

Çifti i njohur i Hollywood-it, u martuan në nëntor të vitit 2011 në Georgia të Atlantas. Tre vjet më vonë, të dy mirëpritën vajzën e tyre të parë, Georgia, më 22 qershor 2014. Më 31 korrik 2018, Kenan dhe Christina patën vajzën e tyre të dytë, Gianna.

Me kalimin e viteve, Kenani ka folur për dashurinë e tij për vajzat dhe se sa shumë e ka ndryshuar të qenurit baba. Edhe gjatë intervistave të tjera ai është shprehur gjithmonë se familja vjen e para./L.K

/Zoom.al