zoom

Të gjitha

Kanceri i merr jetën aktores së njohur

Kanceri i merr jetën aktores së njohur

Aktorja e njohur Jossara Jinaro, është ndarë nga jeta në moshën 48-vjeçare, pas një beteje me kancerin. Lajmin e ka bërë me dije bashkëshorti i saj, i cili tha se aktorja ndërroi jetë në fillim të kësaj jave. “Jossara luftoi me guxim kancerin dhe u kthye në shtëpi për t’u rrethuar nga familja.”, tha Matt Bogado.

https://www.youtube.com/watch?v=3ED8PHhdK_8

“Jossara ishte një grua, nënë, artiste dhe mike e mrekullueshme. Ajo kishte shpirtin më të bukur, më të sjellshëm dhe nuk pranonte jo për një përgjigje. Edhe në momentet e saj të fundit, ajo ishte ende duke luftuar.”Matt shtoi se ajo “tani prehet në paqe dhe do të mbahet mend përgjithmonë”.

Jossara ishte më e njohur për rolin e saj në telenovelën “Passions” me rolin e saj si Rae dhe si Reina në “East Los High”. Ajo u shfaq gjithashtu në “Judging Amy” dhe “Animal Kingdom”. Jinnaro fillimisht gjeti punë në skenë dhe më pas u fut në televizion. “Passions” i dha asaj një nominim për çmimin GLAAD në vitin 2006. Ajo filloi të prodhonte filmat e saj të shkurtër dhe bëri qarkun e festivalit të filmit me “Desert Road Kill”./L.K

/Zoom.al