zoom

Të gjitha

“Jo, për një milion vite” Eminem zbulon pse nuk do të marrë më pjesë në çmimet “Grammy”

Ai është një nga artistët më të vlerësuar në historinë e “Grammy”, por nuk duhet të prisni që ta shihni Eminem më në spektaklin e famshëm të çmimeve. Reperi e ka bërë shumë të qartë qëndrimin ndaj “Grammy” dhe madje nuk i ka ndarë kurrë kritikat ndaj eventit.

Tashmë në mes të deklaratave kundër çmimeve “Grammy”, fansat kanë nisur të publikojnë një intervistë të hershme të Eminem, në të cilën ai shpjegon se beson se spektakli përdor artistët e hip hopit si një pikë shitjeje, ndërkohë që nuk ju jep kurrë çmimet e mëdha.

“Jam lodhur me të parë këtë gjë. Për çfarëdolloj arsye, ata gjithmonë thonë se do e fitosh çmimin albumi i vitit, që ishte diçka shumë e madhe. Unë mendoj se tashmë nuk është më diçka e madhe”, është shprehur Eminem në një intervistë.

Ai ka shpjeguar se është lodhur shumë teksa shikon se si artistët që promovohen nga eventi madhështor largohen duarbosh pa asnjë çmim.

“U ula në shtëpi këtë vit për Grammy dhe pashë Jay dhe Kendrick që nuk morën çmim dhe mendoja se njëri prej tyre do e merrte. Mos na merrni në spektakël, për të na përdorur si pikë shitjeje për spektaklin tuaj dhe të vrisni çdokënd çdo herë. Pas kësaj pike, ju thashë mos më kërkoni më të vij këtu. Ju lutem mos më kërkoni. Përgjigja ime është jo për 1 milionë vite, nuk do të vijë më kurrë në Grammy”, është shprehur ai.