zoom

Të gjitha

Këngëtari shpërthen kundër çmimeve “Grammy”

Shumë këngëtarë të njohur janë shprehur kundër çmimeve “Grammy” këtë vit. I fundit që ka reaguar i revoltuar kundër eventit më të madh të muzikës, është Zayn Malik.

“Në djall të shkojë Grammy dhe çdokush që ka lidhje me të. Nëse nuk shtrëngoni duart dhe nuk dërgoni dhurata, nuk konsiderohet asnjë nominim. Vitin tjetër do ju dërgoj unë një shportë ëmbëlsirash”, ka shkruar Zayn me ironi në një postim në “Twitter”.

Ish-anëtari i grupi “One Direction” nuk ka marrë asnjë nominim për çmimet “Grammy” këtë vit. Në fakt ai nuk ka marrë kurrë një nominim nga eventi prestigjioz i muzikës që nga viti 2015, pavarësisht se ka bërë vazhdimisht këngë gati çdo vit.

Menjëherë pas këtij postimi fansat nxituan t’i dilnin në krahë Zayn dhe ta mbështesnin.

“Pillowtalk” ishte kënga më e dëgjuar në vitin 2016 në të gjitha platformat”, shkroi dikush në Twitter në mbrojtje të Zayn.

“’I don’t wanna live forever” ishte kënga më e dëgjuar në 2017, ‘Dusk till dawn’ ishte e para në listat muzikore për javë të tëra në vitin 2018. Edhe sërish zero nominime për Zayn. Sistem i manipular”, shkroi një tjetër.

Siç e përmendëm Zayn nuk është artisti i vetëm që ka dalë kundër çmimeve “Grammy” këtë vit. Sapo nominimet u bënë publike, i pari që reagoi ishte The Weeknd, që e cilësoi gjithë këtë organizim si të korruptuar.

Grammys vazhdon të jetë i korruptuar. Ju më detyroheni mua, fansave të mi dhe industrisë, transparencë“,shkroi The Weeknd në një postim. Reagimi i The Weeknd u mbështet edhe nga reperi Drake, i cili shprehu gjithashtu publikisht pakënaqësitë e tij.