Aplikacion
Romanca e Jennifer Lopez dhe Ben Affleck duket se po i afrohet fundit.
Burime pranë çiftit tregojnë se dokumentet e divorcit janë finalizuar, por ende nuk janë depozituar.
Ndërsa dyshja ka punuar për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, ata po përcaktojnë në mënyrë strategjike për të njoftuar publikun me një deklaratë të përbashkët të hartuar me kujdes.
Prej muajsh Jen dhe Ben kanë jetuar të veçmas, megjithëse nuk e kanë komentuar ndarjen.
“Ata finalizuan dokumentet e divorcit me të një muaj më parë, por po presin kohën e duhur për t’i dorëzuar”, tha një burim për Daily Mail.
Miqtë e Lopez i kanë përshkruar veprimet e fundit të Affleck si një “thikë në zemër” për aktoren, duke përfshirë vendimin e tij për të blerë një shtëpi të re në Los Angeles, për të mos festuar ditëlindjen e gruas së tij apo përvjetorin e dytë të martesës.
Përplasje e fortë mes UEFA-s dhe FIFA-s, europianët sulmojnë planin e ri të Infantinos