zoom

Lajme

“Jemi vëllezër”- Merr fund armiqësia mes Stresit dhe Jozit? Reperi puthje në faqe këngëtarit

“Jemi vëllezër”- Merr fund armiqësia mes Stresit dhe Jozit? Reperi puthje në faqe këngëtarit

Jozi dhe Stresi duket se i kanë dhënë fund përplasjeve mes tyre. Një video që po qarkullon në rrjetin social TikTok ka habitur fansat e tyre.

Stresi dhe Jozi vetëm pak kohë më parë ishin pjesë e një prej përplasjeve më të përfolura në rrjetet sociale, pas incidentit ku këngëtari qëlloi me shuplakë Gjestin në BBV.

Në atë kohë, Stresi reagoi ashpër në mbrojtje të fituesit të BBV, duke krijuar përshtypjen se konfliktet me Jozin ishin të pashmangshme.

Por zhvillimet e fundit tregojnë një tablo krejt tjetër. Në videon që po bën xhiron e rrjetit, Stresi shfaqet pranë Jozit, ku ky i fundit i drejtohet me një ton të qetë dhe miqësor: “Çka i ke çunat e Fushë Krujës?”. Pa hezituar, Stresi i përgjigjet: “Vëllezër”.

Por momenti më surprizues vjen kur Jozi i thotë Stresit: “Më puth”, dhe reperi e realizon menjëherë kërkesën e tij.

Ky moment publik sugjeron se raportet mes tyre kanë hyrë në një fazë të re, larg tensioneve të së kaluarës./ZOOM.AL

@alienikokzbath1 #jozi #stresi ♬ suono originale – alienikokzbath1

Postime të lidhura