zoom

Lajme

Ish-ministrja demokrate thirrje protestuesve të largojnë deputetët e PD: Lanë vendin pa opozitë për një karrige e tender

Ish-ministrja demokrate thirrje protestuesve të largojnë deputetët e PD: Lanë vendin pa opozitë për një karrige e tender

Ish-ministrja e qeverisë teknike, Xhulieta Kertusha, u ka bërë thirrje protestuesve që të largojnë nga tubimi deputetët e opozitës që, sipas saj, kanë tradhtuar kauzën e demokratëve për interesa personale.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kertusha akuzon disa përfaqësues të Partisë Demokratike se e lanë vendin pa një opozitë të fortë, duke zgjedhur “një karrige, një leje ndërtimi apo një tender” në vend të përballjes me qeverinë.

“Arsyeja që jemi në shesh janë ata deputetë të PD-së që e lanë këtë vend pa opozitë për një karrige, leje ndërtimi apo një tender. E lanë këtë vend pa alternativë në dorë të partisë në pushtet, e cila veshi një arrogancë sepse nuk kishte konkurrencë dhe nuk kishte frikë”, shkruan ajo.

Ish-ministrja e Mireqenies Sociale dhe Rinisë, pjesë e qeverisë teknike të propozuar nga Partia Demokratike gjatë paktit Rama-Basha, u kërkoi protestuesve që të mos lejojnë, sipas saj, përfshirjen e këtyre figurave në protestat që po zhvillohen prej më shumë se dy javësh në Tiranë.

“Largojini nga sheshi. Ata nuk janë aty për ndihmë apo ndryshim, janë vetëm për t’ju bërë pis dhe për t’i humbur vlerën kësaj proteste madhështore”, shprehet Kertusha.

Postime të lidhura