zoom

Të gjitha

Intervistë e re, “bombë” e re! Meghan Markle-it nuk i del e keqja me familjen mbretërore!

Në një intervistë të re për “The Cut”, Meghan Markle ka shpjeguar sërish arsyet pse ajo dhe princ Harry u larguan nga familja mbretërore. Mes të tjerash, dukesha e Sussex-it vuri në dukje rregullat e rrepta për publikimin e fotove familjare si një shembull të asaj që e bëri jetën në mbretëri kaq të vështirë.

“Ekziston në fakt një strukturë që nëse doni të publikoni foto të fëmijës suaj, si anëtar i familjes, së pari duhet t’ia jepni Royal Rota-s,” tha ajo.

“Royal Rota” është grupi i shtypit në Mbretërinë e Bashkuar që mbulon familjen mbretërore, por Meghan-i ka qenë e hapur për marrëdhënien e tensionuar që ajo dhe i shoqi kishin me mediat britanike.

“Pse duhet t’u jap njerëzve që janë treguar racistë ndaj fëmijëve të mi një foto të fëmijës tim përpara se ta ndaj me njerëzit që e duan fëmijën tim?” pyeti Meghan. “Më thuaj a ka kuptim?!”

Ajo tha gjithashtu se ajo dhe Harry fillimisht nuk donin të largoheshin nga familja mbretërore, por donin thjesht të vazhdonin punën e tyre si pjesëtarë të saj pa përdorur financimin e taksapaguesve. Ata gjithashtu kërkuan të largoheshin nga Mbretëria e Bashkuar dhe të zhvendoseshin në një vend tjetër, si Kanadaja ose Afrika e Jugut.

“Gjithçka thjesht … sepse vetëm duke ekzistuar, ne po prishnim dinamikën e hierarkisë. Kështu që ne thamë, ‘Ok ,mirë, le të ikim nga këtu. të lumtur,’ shpjegoi Meghan. “Kjo nuk është diçka që na lejohej ta bënim, edhe pse disa anëtarë të tjerë të familjes bëjnë pikërisht atë gjë”, ka shtuar ajo.