zoom

Lajme

I fejuari e pret jashtë, Vanesa shkëmben puthje me Indritin në “Ferma VIP”

I fejuari e pret jashtë, Vanesa shkëmben puthje me Indritin në “Ferma VIP”

Një moment që ka tërhequr vëmendjen në Ferma VIP është afrimiteti mes Indrit dhe Vanesës, i cili ka kaluar në një tjetër nivel gjatë një feste të organizuar në fermë.

Gjatë mbrëmjes, dyshja janë parë duke vallëzuar të përqafuar dhe në një moment kanë shkëmbyer një puthje në buzë. Pamjet janë shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale dhe kanë nxitur reagime të shumta.

Ky episod ka marrë më shumë vëmendje edhe për faktin se Vanesa rezulton të ketë një lidhje jashtë formatit. Afrimiteti mes saj dhe Indrit ishte vënë re edhe më herët, ndërsa puthja shënon një zhvillim të ri në raportin e tyre brenda lojës.

Postime të lidhura