zoom

Lajme

“Lufta“ për shikueshmëri! Çfarë ndodhi mbrëmë mes dy reality show-ve

“Lufta“ për shikueshmëri! Çfarë ndodhi mbrëmë mes dy reality show-ve

Mbrëmja e së hënës ka sjellë një garë të fortë në ekranet shqiptare, ku dy spektakle të mëdha kanë përplasur audiencat. Nga njëra anë Ferma VIP nën moderimin e Arbana Osmani, ndërsa nga ana tjetër dasma e shumëpërfolur brenda Big Brother VIP Albania mes Mateos dhe Brikenës.

Shikuesit janë ndarë në dy “kampe”, ku një pjesë ka zgjedhur të ndjekë ceremoninë e dashurisë brenda shtëpisë së Big Brother, ndërsa të tjerë kanë qëndruar besnikë ndaj Fermës VIP, e cila këtë sezon ka ardhur me surpriza të shumta.

Ky moment ka nxjerrë në pah edhe një “përplasje” të heshtur mes Arbana Osmani dhe Top Channel, duke qenë se moderatorja pak vite më parë ishte në krye të Big Brother VIP Albania, ndërsa tashmë drejton një format rival.

Ndërkohë, nuk kanë munguar as “kunjat” mes saj dhe prezantuesit aktual të Big Brother, Ledion Liço.

Sa i përket shifrave, duket se gara ka qenë shumë e ngushtë. Rreth 260 mijë shikues kanë ndjekur spektaklin “Ferma VIP” në YouTube, ndërsa rreth 216 mijë të tjerë kanë qenë të fokusuar te dasma në Big Brother VIP.

Postime të lidhura