zoom

Lajme

Do të largohet si moderator i Big Brother Vip? Ledion Liço thyen heshtjen

Do të largohet si moderator i Big Brother Vip? Ledion Liço thyen heshtjen

Moderatori Ledion Liço ka konfirmuar se do të jetë sërish në drejtimin e “Big Brother VIP” edhe vitin e ardhshëm.

I ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ai u ndal te momentet më të forta brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, duke e cilësuar sezonin si të balancuar mes lojës, ndjenjave dhe surprizave.

Gjatë bisedës, Liço foli edhe për finalen dhe vështirësitë e menaxhimit në kohë reale të situatave delikate gjatë transmetimit live, duke theksuar se i pëlqen kur një fitues lë një “shije të mirë” dhe ka ndikim pozitiv te publiku.

Në fund të intervistës, moderatori konfirmoi rikthimin e tij për sezonin e ardhshëm, duke deklaruar shkurt: “Po, do të jem vitin që vjen, shihemi.”

Postime të lidhura