zoom

Lajme

Ledion Liço surprizohet në finale, çfarë mesazhi dha për Sara Hoxhën

Ledion Liço surprizohet në finale, çfarë mesazhi dha për Sara Hoxhën

Finalja e Big Brother VIP Albania solli jo vetëm emocione për banorët, por edhe për vetë moderatorin Ledion Liço.

Gjatë spektaklit, ai u surprizua me një video të veçantë të përgatitur nga “Vëllai i Madh”, ku shfaqeshin nëna dhe tre fëmijët e tij.

Nëna e tij shprehu vlerësimin për rrugëtimin dhe karakterin e të birit, duke theksuar se krenaria e saj nuk lidhet vetëm me suksesin, por me njeriun që ai është bërë.

“Jam shumë krenare për ty, për njeriun që je sot. Ke treguar forcë, durim që më kanë habitur. Për mua, suksesi yt nuk matet me si sillesh. Faleminderit që je djali që je. Të dua, bir”, u shpreh nëna e tij.

-“Babi, unë jam shumë krenar për ty që bën këtë punë. Nuk ka numër që i afrohet aq sa të dua unë. P.S., a mund të shoh vetëm finalen?”

-“Babi, unë jam shumë krenar për punën që ke bërë. Të dua shumë. Ti je më i miri.”

-“Babi, të bëra me ylber. Të dua shumë”, ishin mesazhet e fëmijëve.

Ndërsa Ledion Liço reagoi i prekur pas klipit.

“Unë nuk meritoj as 1/100-tën e kësaj që ndodhi. Ju jam përjetësisht i përulur dhe përjetësisht falënderues. Çfarëdo të thoja tani, do ishte e pavlerë. Kjo është e vetmja herë që e lejoj veten të jem kaq vulnerabël. Nuk jam fort i bindur që meritoj gjithçka që kam dhe nuk jam fort i bindur nëse unë dhe e gjithë kjo meritojmë Sara Hoxhën”, tha Ledion Liço./ Zoom.al

Postime të lidhura