Aplikacion
Aktori Akil Varfi është larguar nga gara në Ferma VIP, menjëherë pas shpalljes së rezultatit të televotimit.
Vendimi i tij erdhi pasi moderatorja Arbana Osmani lexoi emrin e fermerit të parë të shpëtuar, Indri Shiroka.
Akili e interpretoi këtë rezultat si një mesazh nga publiku, duke u shprehur se nuk është sjellë në mënyrën më të mirë gjatë qëndrimit në fermë. “Për të mos e zhytur veten më poshtë, dua të lë garën që tani. Ky ishte një mesazh. Nuk mendoj se kam kohë të mjaftueshme për të ndryshuar”, tha ai.
Nga ana tjetër, Arbana Osmani theksoi se çdo konkurrent është i lirë të marrë vendimet e veta, por kërkoi respekt për produksionin dhe publikun. Ajo u shpreh se largimi në këtë fazë nuk është i drejtë ndaj stafit dhe shikuesve, duke shtuar se spektakli kërkon përgjegjësi dhe durim nga të gjithë pjesëmarrësit.
Pas këtij momenti, situata u tensionua edhe më shumë, pasi edhe një tjetër konkurrente, Gresa, u ndikua nga vendimi i Akilit dhe shprehu dëshirën për t’u larguar.
Në vijim, moderatorja kaloi në publicitet, duke ua lënë në dorë konkurrentëve vendimin përfundimtar nëse do të vijojnë garën apo do të largohen përfundimisht nga spektakli.