Aplikacion
Ajo që dukej si një histori që po konsolidohej brenda reality show-t Ferma VIP, ka marrë një kthesë të papritur.
Pas puthjes mes Indrit dhe Vanesës, situata mes tyre nuk ka shkuar drejt afrimit, por përkundrazi ka sjellë distancim.
Në një bisedë të gjatë mes dyshes, aktori ka bërë të qartë se nuk ndihet gati për të vazhduar një lidhje në këto rrethana dhe ka dashur të shmangë krijimin e pritshmërive të rreme.
Ndërkohë, Vanesa ka reaguar në një drejtim krejt tjetër. Ajo ka pranuar se situata e krijuar brenda fermës e ka vënë përballë një vendimi të vështirë për jetën e saj jashtë kamerave. Sipas saj, nuk është e drejtë të mbajë një lidhje jashtë ndërkohë që ndjen diçka tjetër brenda formatit.
Ajo ka paralajmëruar se, sapo të dalë nga spektakli, do të ketë një bisedë sqaruese me partnerin e saj aktual, duke lënë të kuptohet se lidhja e tyre mund të marrë fund. Vanesa e përshkroi situatën si emocionalisht të rënduar, duke theksuar se nuk dëshiron të vazhdojë të jetojë mes dy realiteteve.
“Kur të dal, me atë person do e kem një telefonatë, një sqarim, sepse e meriton. Por nuk e prisja të isha në këto ujëra. Por çdo gjë ndodh për një arsye. Kjo është gjëja që kam vendosur. Nuk e shoh të drejtë që të vazhdoj këtu edhe një muaj duke torturuar veten, duke pëshpëritur dhe duke folur me sy. Unë e di ku jemi. Nuk e di sa e percepton, por edhe për mua është ngarkesë. Sepse unë s’mund të vazhdoj edhe të kem këtë gjë brenda dhe jashtë të mbaj dikë peng. Rrugëtimi im nuk e di sa zgjat”, tha Vanesa./ Zoom.al