zoom

Lajme

Vanesa sqaron marrëdhënien me Indrin pas daljes nga Ferma, zbulon çfarë do të bëjë sapo të marrë telefonin

Vanesa sqaron marrëdhënien me Indrin pas daljes nga Ferma, zbulon çfarë do të bëjë sapo të marrë telefonin

Këngëtarja Vanesa Sono, ka folur për herë të parë pas daljes nga Ferma VIP, duke ndarë detaje për përjetimet e saj brenda fermës dhe marrëdhënien me Indrin, një nga temat më të diskutuara të këtij sezoni.

Pas eliminimit me vota të publikut, ku fillimisht u shpëtuan disa nga konkurrentet e tjera dhe në fund ajo mbeti më pak e votuara, Vanesa ishte pjesë e “Ferma Club” për të sqaruar situatën e saj personale dhe emocionale gjatë qëndrimit në program.

Ajo u shpreh se hyrja në fermë e kishte gjetur në një periudhë të vështirë të jetës, si në aspektin profesional ashtu edhe në atë personal, duke theksuar se nuk ishte e lumtur me marrëdhënien që kishte jashtë spektaklit. Sipas saj, ajo lidhje kishte kohë që kishte humbur funksionin dhe ishte mbajtur më shumë si pasojë e zakonit sesa ndjenjës.

Duke folur për afrimitetin me Indrin brenda formatit, Vanesa tha se lidhja mes tyre ka lindur në mënyrë natyrale gjatë ditëve të para në fermë, duke e bërë më të vështirë vazhdimin e një historie të vjetër jashtë saj. Ajo shtoi se përvojën e tyre brenda nuk e shpjegon dot thjesht apo në mënyrë logjike, por si një ndjesi që ndodh në rrethana të veçanta.

E pyetur nëse beson që Indri ka të njëjtat ndjenja, ajo u tregua e kujdesshme, duke theksuar se mund të flasë vetëm për emocionet e saj dhe jo për të tijat. Megjithatë, ajo la të kuptohej se mes tyre ka ende një lidhje emocionale të hapur.

Në fund, Vanesa u shpreh se sapo të ketë mundësi të komunikojë me botën e jashtme, një nga hapat e parë që do të bëjë është të kontaktojë personin me të cilin ka qenë e lidhur më parë, për të sqaruar situatën e saj personale.

“Kur kam hyrë në fermë, kam qenë në udhëkryqe shumë të mëdha në jetën time, si profesionale ashtu edhe personale. Nuk kam qenë e lumtur. Marrëdhënia që kisha jashtë nuk ishte e shëndetshme dhe në një moment do të përfundonte.

Doja që pavarësisht gjithë komplikacioneve që marrëdhënia ime ishte jashtë, ishte një marëdhnie që duhej të kishte marrë fund në muajin e dytë. Isha një vit e pak e lidhur. Ishte një marrëdhënie që në një moment do kishte marrë fund. Edhe ai vetë do e kishte bërë në një moment. Ishte një inerci pse marrëdhënia vazhdoi.

Edhe nëse ai nuk ka shkruar, gjëja e parë që do bëj sapo të marr telefonin, do gjej një lloj forme që t’i shkruaj”, tha Vanesa./ Zoom.al

Postime të lidhura