zoom

Lajme

Braktisi të dashurin për djalin e saj, nëna e Indrit komenton Vanesën: S’e kishte të fejuar, u dashurua me tjetër

Braktisi të dashurin për djalin e saj, nëna e Indrit komenton Vanesën: S’e kishte të fejuar, u dashurua me tjetër

Brenda dhe jashtë reality show-t “Ferma VIP” vijon të jetë në qendër të vëmendjes momenti kur Vanesa i dha fund marrëdhënies me partnerin e saj jashtë programit, menjëherë pasi nisi një afrim dhe më pas një lidhje me Indrin brenda fermës.

Ngjarja ka ndezur diskutime të shumta në rrjet, ku një pjesë e ndjekësve e kanë parë si një zhvillim të planifikuar, ndërsa të tjerë kanë ngritur dyshime mbi mënyrën se si ndodhi ndarja dhe shpejtësinë e saj pas krijimit të romancës së re.

Në lidhje me situatën ka reaguar për herë të parë në emisionin “Ferma Club” nëna e Indrit, e cila ka folur hapur për marrëdhënien e të birit dhe qëndrimin e saj ndaj Vanesës.

Ajo është shprehur se nuk i shikon lidhjet me kritere të ngurta dhe se për të, vendimtare është mënyra si ndihen dy të rinjtë:

“Unë kam një mënyrë të ndryshme të menduari. Një i dashur nuk është një i fejuar që ka unazë në gisht. Nëse dikush dashurohet me një person tjetër, do të thotë që ajo ndjenjë e parë nuk ka qenë e fortë.

Nga Vanesa kam ndjerë respekt dhe sjellje shumë korrekte ndaj meje si nënë e Indritit. Impresioni im ka qenë pozitiv. Më bën të lumtur kur shoh djalin tim të qetë dhe të lumtur. Në një ambient të izoluar ai ka gjetur dikë që e mbështet.”

Në fund të deklaratës së saj, ajo theksoi se nuk ka rezerva ndaj raportit të tyre dhe e sheh me pozitivitet zgjedhjen e të birit, pavarësisht debateve që situata ka shkaktuar në publik.

Postime të lidhura