Aplikacion
Inida Gjata, e njohur për publikun si Zhaku, ka ndarë detaje të forta nga jeta e saj personale gjatë qëndrimit në reality show “Ferma VIP”, ku u bë pjesë së fundmi.
Gjatë një bisede me disa prej konkurrenteve, ajo tregoi se martesa e saj prej 15 vitesh po shkon drejt fundit, duke theksuar se marrëdhënia nuk funksionon më dhe se ndarja është tashmë në proces.
Zhaku u shpreh se ndihet më e qetë kur është e vetme dhe se nuk e sheh më martesën si një institucion që i përshtatet jetës së saj, duke shtuar se dita e dasmës për të ka qenë një kujtim i vështirë emocional.
Ajo konfirmoi gjithashtu se nga kjo marrëdhënie ka një djalë 4-vjeçar, të cilin e përshkroi si fëmijë me spektër autik, por me zhvillim të mirë dhe aftësi të veçanta.
“Unë vetëm jam rehat fare. Do bëj ndarjen e kujdestarisë dhe të gjitha, rregullohen me gjyq. Çfarë e dua të rri në një martesë që nuk funksionon? Nuk dua të martohem më. Martesa është gabim, jam veshur me të zeza atë ditë.
15 vjet kanë qenë të larmishme. Djalin e kam 4 vjeç, është autik. Ka bërë shumë përparime. Tani ka filluar flet nga pak. Është gjeni. Ka mësuar numrat në shqip e anglisht. Çuni ka inteligjencë emocionale dhe kur kemi pasur një problem në shtëpi, mënyra se si më shikonte dhe më prekte faqet, se nuk flet dot, ishte në një mënyrë tjetër”, u shpreh Zhaku./ Zoom.al