zoom

Lajme

U përfol se Ola është kushërira e tij, reagon Eduart Grishaj

U përfol se Ola është kushërira e tij, reagon Eduart Grishaj

Eduart Grishaj ka reaguar publikisht pas debatit të krijuar në rrjet lidhur me sjelljen e një Olës në Fermën VIP, si dhe aludimeve për lidhje familjare me të.

Në një reagim të shpërndarë në rrjetet sociale, Grishaj mohoi kategorikisht zërat që qarkulluan se vajza në fjalë, Fabjola, është kushërira e tij. Ai theksoi se asnjë i afërm i tij nuk ka qenë dhe nuk do të jetë pjesë e formateve televizive ku ai është i përfshirë si pjesë e produksionit.

Sipas tij, përzgjedhja e Fabjolës në “Ferma VIP 3” është bërë mbi bazën e vlerësimit profesional, duke parë energjinë dhe potencialin e saj si një vajzë e re nga Malësia e Madhe.

Ai u ndal edhe te reagimi i konkurrentes gjatë spektaklit, duke nënvizuar se njerëzit mund të gabojnë, sidomos në situata emocionale dhe nën presionin e transmetimeve “live”. Sipas tij, një moment i vetëm nuk duhet të përdoret për të gjykuar karakterin apo jetën e një personi të ri, ndërsa vlerësoi Arbana Osmanin për mënyrën si menaxhoi situatën, pasi Ola iu drejtua: Po, kuçkë./ Zoom.al

Postime të lidhura