Aplikacion
Një video e rrallë e Mimoza Ahmeti, e realizuar rreth 43 vite më parë, po qarkullon së fundmi në rrjetet sociale, duke tërhequr vëmendjen e publikut.
Pamjet, të publikuara nga gazetari Bledi Mane, e tregojnë Ahmetin në moshën 20-vjeçare, atëherë studente në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, duke folur me pasion për poezinë.
Në video, ajo shprehet se kishte shkruar disa poezi, por nuk e konsideronte ende veten poete, ndërsa rrëfen edhe dëshirën për të botuar një libër, diçka që në atë kohë e shihte si të vështirë për t’u realizuar.
“Unë kam shkruar disa poezi, megjithatë nuk jam poete… Do të dëshiroja të botoja një libër, por nuk është e lehtë”, dëgjohet të thotë ajo në video.
Deklarata e saj bie në kontrast me rrugëtimin që do të pasonte, pasi më vonë Ahmeti u shndërrua në një nga zërat më të njohur të poezisë shqiptare, me disa libra të botuar dhe një ndikim të gjerë në letërsi.
Videoja është rikthyer në vëmendje edhe në kohën kur poetja është pjesë e Ferma VIP, ku ka spikatur me personalitetin dhe mendimet e saj, duke fituar vlerësimin e publikut.