Aplikacion
Partia Demokratike ka dënuar incidentin e ndodhur gjatë protestës së mbrëmshme në Tiranë, ku një protestuese tërhoqi flamurin e Izrael në godinën e Ambasadës pranë Shtëpisë me Gjethe.
Në reagimin e tij, Sali Berisha deklaroi se PD dënon me forcën më të madhe këtë veprim, duke e cilësuar atë një akt ekstremist dhe antisemit, që sipas tij bie ndesh me marrëdhëniet tradicionale të miqësisë mes Shqipërisë dhe Izraelit.
“Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe grisjen e flamurit të Izraelit të ngritur në ambasadën e këtij vendi si një akt kriminal ekstremist, antisemit që bie ndesh me ndjenjat dhe lidhjet tradicionale që bashkojnë dy kombet dhe dy vendet tona dhe kërkon ndëshkimin e merituar ligjor të autorit”, shkruan kryedemokrati.
Sipas raportimeve, një grup qytetarësh u zhvendos pranë Ambasadës së Izraelit në Tiranë, gjatë tubimit të së shtunës, ku në një moment një protestuese u ngjit pranë godinës së muzeut dhe tërhoqi flamurin izraelit.