zoom

Bota

Hakmarret Kina, tarifë 84% importeve amerikane/ Trump thirrje kompanive: Zhvendosuni në SHBA!

Hakmarret Kina, tarifë 84% importeve amerikane/ Trump thirrje kompanive: Zhvendosuni në SHBA!

Lufta tregtare po përshkallëzohet! Donald Trump tronditi botën duke vendosur tarifa tregtare për eksportet në drejtim të SHBA, ndërsa superfuqitë kryesore po mendojnë për plane hakmarrëse.

Vendet e BE janë mbledhur për të votuar për përgjigjen kundër SHBA-së, ndërsa Kina vendosi tarifë 84% për importet amerikane.

Vendimi ekonomik vjen pas shpalljes së taksës amerikane prej 104% ndaj mallrave kineze.

Por Donald Trump, pasi deklaroi se Kina po kërkon dëshpërimisht të negociojë me SHBA-në për tarifat, iu bëri thirrje kompanive të zhvendosen në SHBA për të mos paguar tarifa.

“Kjo është një kohë e shkëlqyer për të zhvendosur kompaninë tuaj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Zero tarifa, mos prit, bëje tani”, tha Donald Trump në “Truth Social”./ Zoom.al

Postime të lidhura