zoom

Bota

TARIFAT/ BE i përgjigjet “dhëmbë për dhëmbë” SHBA-së

TARIFAT/ BE i përgjigjet “dhëmbë për dhëmbë” SHBA-së

Bashkimi Evropian miratoi pasditen e kësaj të mërkure kundërpërgjigje tregtare për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vendet e Unionit vendosën për tarifa deri në 25% për importet amerikane.

Sipas një dokumenti të brendshëm të Komisionit, vendosja e tarifave ka të bëjë me produkte amerikane me një vlerë totale prej rreth  22.1 miliardë euro, bazuar në të dhënat e importit të vitit 2024 , si duhan, motoçikleta, shpendë, çelik dhe alumin.

Kjo vjen si një hakmarrje për tarifën prej 25% që Donald Trump për importet e automjeteve nga BE.

Më herët, edhe Kina iu kundëpërgjigj SHBA-ve, duke caktuar tarifë 84% për importet amerikane, ndërkohë që Donald Trump ka bërë deklarata të guximshme që sipas tij, tregojnë sesa të dëshpëruara janë shtetet për një marrëveshje me SHBA-të./ Zoom.al

Postime të lidhura