zoom

Bota

Trump: Kina kërkon në mënyrë të dëshpëruar të bëjë marrëveshje për tarifat

Trump: Kina kërkon në mënyrë të dëshpëruar të bëjë marrëveshje për tarifat

Pasi tronditi botën me tarifat e aplikuara, Donald Trump tha se shumë shtete po përpiqen të negociojnë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të gjetur një zgjidhje të përbashkët.

Mes vendeve, sipas Trump është edhe Kina, e cila po kërkon marrëveshje në mënyrë të dëshpëruar.

“Kina gjithashtu dëshiron të bëjë një marrëveshje, dhe në mënyrë të dëshpëruar, por nuk di si ta fillojë. Ne presim thirrjen e tyre telefonike. Do të ndodhë!”, tha Donald Trump.

Ai shtoi se ka biseduar në telefon me presidentin në detyrë të Koresë së Jugut, mes të cilave kanë folur edhe për tarifat./ Zoom.al

Postime të lidhura