Aplikacion
Bashkimi Evropian iu kundërpërgjigj Shteteve të Bashkuara të Amerikës këtë të mërkurë, pas tarifave të vendosura nga presidenti Donald Trump.
Vendet anëtare do të mblidhen sot pasdite për të miratuar përgjigjen hakmarrëse ndaj SHBA për tarifën 25% të vendosur eksportet e çelikut dhe aluminit të BE-së.
“BE i konsideron tarifat e SHBA të pajustifikuara dhe të dëmshme, duke shkaktuar dëm ekonomik për të dyja palët, si dhe për ekonominë globale. BE-ja ka deklaruar preferencën e saj të qartë për të gjetur rezultate të negociuara me SHBA, të cilat do të ishin të balancuara dhe reciprokisht të dobishme”, tha Komisioni Europian në një deklaratë.
Komisioni Evropian ka hartuar një listë të produkteve amerikane mbi të cilat do të vendosen tarifa, ku përfshihen produkte me rëndësi simbolike për SHBA-në./ Zoom.al