Aplikacion
“Ata po vdesin për të bërë një marrëveshje”
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se liderët globalë janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për të bërë një marrëveshje tregtare me të, pasi tarifat amerikane hyjnë në fuqi.
“Po ju them, këto vende po na thërrasin, po më puthin b*thën,”- tha Trump gjatë një fjalimi në Darkën e Komitetit Kombëtar Republikan të Kongresit në Uashington.
“Ata po vdesin për të bërë një marrëveshje: Ju lutemi, zotëri, bëni një marrëveshje. Unë do të bëj gjithçka zotëri,”- imitoi ai një udhëheqës të huaj, duke e nxjerrë atë si lypsar.
Shumë tarifa të reja, të shpallura nga Trump më 2 prill, hynë në fuqi të mërkurën në mëngjes. Ata synojnë një gamë të gjerë mallrash të importuara dhe kanë shkaktuar një luftë tregtare globale, pasi ekonomitë e mëdha planifikojnë masa hakmarrëse.
Masat e Trump përfshijnë tarifa masive 104 për qind për mallrat kineze, ndërsa dhjetëra vende të tjera, plus Bashkimin Evropian, do të përballen me tarifa që variojnë nga 11 për qind në 50 për qind.
Aksionet aziatike ranë të mërkurën në mëngjes, pasi tarifat e reja filluan me tregjet kryesore tashmë të hapura. Në Japoni, indeksi Nikkei ra me mbi 5 për qind, ndërsa indeksi më i gjerë TOPIX ra me 4.6 për qind. Indeksi Hang Seng i Hong Kongut humbi 4.3 përqind dhe tregu i Tajvanit ra me më shumë se 5.7 përqind.
Duke folur të martën në mbrëmje, Trump njoftoi gjithashtu planet për tarifa shtesë për importet farmaceutike.
“Ne do të tarifojmë farmaceutikët tanë dhe sapo ta bëjmë këtë, ata do të kthehen me nxitim në vendin tonë sepse ne jemi tregu i madh,”- tha ai.
Trump ka vendosur tarifa edhe me Shqipërinë, prej 10 %, të cilat, sipas eksportuesve, do të rrisin kostot e tyre dhe do të dëmtojnë eksportet. Eksportuesit i kanë bërë thirrje qeverisë shqiptare të heqë tarifat me SHBA, në mënyrë që edhe SHBA të tërhiqet nga nga tarifat e saj dhe të respektojë reciprocitetin që kërkon presidenti Trump./ Zoom.al