zoom

Bota

“Ndizet” lufta tregtare/ Kanadaja i kundërpërgjigjet me tarifa SHBA

“Ndizet” lufta tregtare/ Kanadaja i kundërpërgjigjet me tarifa SHBA

Kryeministri kanadez, Marc Carney ka njoftuar se qeveria e Kanadasë do të përgjigjet ndaj politikave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke vendosur tarifa prej 25% për të gjitha automjetet e importuara nga SHBA, që nuk janë në përputhje me marrëveshjen e tregtisë së lirë të Amerikës së Veriut, CUSMA.

Ky hap i qeverisë kanadeze vjen si një përgjigje ndaj politikave të SHBA-së, të cilat kanë prekur sektorin e automobilave dhe prodhimin e automjeteve. Megjithatë, tarifat e reja nuk do të ndikojnë në importimin e pjesëve të makinave, duke ruajtur përfitimet e sistemit të integruar të prodhimit mes dy vendeve dhe për të mbështetur prodhimin e përbashkët.

“Qeveria e Kanadasë do të përgjigjet duke përshtatur qasjen e SHBA-së me tarifa 25% për të gjitha automjetet e importuara nga Shtetet e Bashkuara që nuk janë në përputhje me CUSMA, marrëveshjen tonë të tregtisë së lirë të Amerikës së Veriut. Ato tarifa nuk do të ndikojnë në pjesët e makinave sepse ne i dimë përfitimet e sistemit tonë të integruar të prodhimit”, tha kryeministri kanadez.

Ky veprim mund të ketë ndikime të rëndësishme në marrëdhëniet tregtare mes dy vendeve dhe të krijojë dinamika të reja për industrinë e automobilave në të dyja vendet./ Zoom.al

Postime të lidhura