zoom

Bota

Tarifat/ Kanadaja i përgjigjet Trump “aty për aty”, Europa ende në pikëpyetje

Tarifat/ Kanadaja i përgjigjet Trump “aty për aty”, Europa ende në pikëpyetje

Kanadaja ka reaguar menjëherë përmes veprimeve ndaj tarifave shtesë të shpallura nga presidenti amerikan Donald Trump një natë më parë.

Kryeministri i vendit ka njoftuar këtë pasdite kundër-tarifa për automjetet ndaj SHBA-së.

“Qeveria e Kanadasë do të përgjigjet duke përshtatur qasjen e SHBA-së me tarifa 25% për të gjitha automjetet e importuara nga Shtetet e Bashkuara që nuk janë në përputhje me CUSMA, marrëveshjen tonë të tregtisë së lirë të Amerikës së Veriut”, tha kryeministri kanadez.

Ato tarifa nuk do të ndikojnë në pjesët e makinave, tha ai, “sepse ne i dimë përfitimet e sistemit tonë të integruar të prodhimit”.

 Nga ana tjetër, Europa ka reaguar vetëm me fjalë. Presidentja e Komisionit Europian, Von Der Leyen ka thënë se unioni është gati të përgjigjet por deri tani nuk ka asnjë vendim.

“Më vjen keq për këtë zgjedhje”, tha von der Leyen. “Duket se nuk ka asnjë rregull në këtë kaos. Asnjë rrugë e qartë përmes kompleksitetit dhe kaosit që po krijohet, teksa të gjithë partnerët tregtarë të SHBA-së po goditen”. Ajo shtoi se BE-ja është “e gatshme të përgjigjet”.

“Ne tani po përgatitemi për kundërmasa të mëtejme për të mbrojtur interesat tona dhe bizneset tona nëse negociatat dështojnë”, tha ajo.

Disa krerë shtetesh, përfshirë Melonin apo Macron ka qenë më të zbutur në qëndrime ndaj Uashingtonit.

Postime të lidhura