Aplikacion
Kina njoftoi një tarifë prej 34% mbi të gjitha importet nga SHBA, si kundërpërgjigje ndaj tarifave të ngjashme të vendosura nga Presidenti Donald Trump. Këto masa pritet të hyjnë në fuqi më 10 prill.
Përveç tarifave, Kina ka zgjeruar ndalimet e eksportit për mineralet e rralla dhe ka shtuar 11 kompani amerikane në listën e entiteteve të pabesueshme, duke intensifikuar konfrontimin tregtar.
Më 3 prill 2025, Donald Trump njoftoi një tarifë prej 34% mbi të gjitha importet kineze, e cila do të hyjë në fuqi më 9 prill.
Kjo masë është pjesë e një politike më të gjerë tarifore që përfshin një tarifë bazë prej 10% mbi importet nga shumica e partnerëve tregtarë globalë, me tarifa më të larta për rreth 60 vende të identifikuara si “shkelësit më të këqij”.
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka reagua pasi Kina u përgjigj me tarifa hakmarrëse Amerikës. Në një postim në llogarinë e tij të Truth Social, Trump kundërshtoi masën e Kinës.
“Lëvizja e Kinës ishte e gabuar, e kapi paniku. E vetmja gjë që ata nuk mund të përballojnë të bëjnë”, tha Donald Trump./ Zoom.al