zoom

Aktualitet

Goditja e grupit të fuqishëm kriminal! Nadir Çausholli ortak me Vis Pojën në hotelin 10-katësh “Rock Of Kavaja”

Goditja e grupit të fuqishëm kriminal! Nadir Çausholli ortak me Vis Pojën në hotelin 10-katësh “Rock Of Kavaja”

Operacioni “Ura”, ku u lëshuan 53 urdhër arreste, ka nxjerrë në dritë lidhje të thella mes grupeve kriminale dhe industrisë së ndërtimit në Shqipëri.

Një ndër grupet më të goditura në aksionin mes SPAK dhe autoriteteve italiane, është ai i Elvis Doçit, i njohur ndryshe si “Visi i Pojës”, që konsiderohet si kreu i një rrjeti kriminal që vepronte në Durrës.

Elvis Doçi aktualisht ndodhet në arrati dhe ndaj tij është lëshuar një urdhër-arresti. Gjithashtu, kompania e tij “Port Side” është sekuestruar nga autoritetet.

Hetimet kanë zbuluar se aktiviteti i tij kriminal nuk kufizohej vetëm në këtë kompani. Elvis Doçi rezulton të jetë bashkëpronar edhe në kompaninë ndërtimore “Eldemar Construction”, e cila në vitin 2023 ka përfituar një leje ndërtimi për një hotel 10-katësh në qytetin e Durrësit.

Leja është dhënë nga Këshilli Kombëtar i Territorit, por dokumentacioni zyrtar fshihte prapaskena shqetësuese. Analiza e strukturës pronësore dhe e historikut të individëve të përfshirë në këtë kompani ka zbuluar lidhje të forta me figura të përfshira në aktivitet kriminal.

Si përfaqësues të “Eldemar Construction”, Doçi kishte emëruar dy ish-policë: Denis Tafili dhe Gëzim Hasa. Të dy janë arrestuar në Itali në vitin 2016 për përfshirje në trafik droge, konkretisht për përpunim dhe shpërndarje heroine.

Hetimet janë ende në vazhdim, ndërsa autoritetet po shqyrtojnë rolin e individëve të tjerë të përfshirë në aktivitetin e kompanisë, përfshirë Çaushollin, për të përcaktuar shkallën e përfshirjes së tij në këto veprimtari të paligjshme.

Postime të lidhura