zoom

Aktualitet

Zbardhet dosja e “URËS”: 29 të akuzuar për trafik droge Shqipëri-Itali, në krye Visi i Pojës

Zbardhet dosja e “URËS”: 29 të akuzuar për trafik droge Shqipëri-Itali, në krye Visi i Pojës

Operacioni i koduar “URA”, i zhvilluar nga SPAK në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe me vendim të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka çuar në goditjen e një prej rrjeteve më të mirëstrukturuara të trafikut ndërkombëtar të narkotikëve mes Shqipërisë dhe Italisë.

Sipas dosjes hetimore, janë lëshuar 29 masa sigurie për anëtarët e këtij grupi kriminal, ku figura qendrore rezulton të jetë Elvis Doçi, i njohur edhe si Visi i Pojës. Ai konsiderohet si garantuesi kryesor i trafikut të kokainës dhe heroinës drejt Italisë, duke përdorur një rrjet të gjerë korrierësh për të kaluar sasitë e drogës jashtë territorit shqiptar.

SPAK ka ngritur ndaj tij akuzat për katër vepra penale të rënda: Trafikimi i narkotikëve; Pastrimi i produkteve të veprës penale; Pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal, dh kryerja e veprave penale nga organizata kriminale.

Në dosje renditet edhe Indrit Tafili, i dyshuar për rol drejtues në këtë rrjet dhe përfshirje të drejtpërdrejtë në logjistikën e trafikut dhe pastrimin e parave. Edhe ndaj tij janë ngritur të njëjtat akuza si ndaj Doçit.

Nga 29 masat e sigurisë të firmosura nga GJKKO, deri më tani janë ekzekutuar 12 arrestime, ndërsa për të tjerët vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tyre. Grupi vepronte përmes një organizimi të mirëfilltë kriminal, me role të ndara qartë, nga sigurimi i lëndës narkotike, paketimi, transporti, rekrutimi i korrierëve, deri te transferimi i të ardhurave në Shqipëri përmes skemave të pastrimit të parave.

Hetimet janë kryer në bashkëpunim me autoritetet italiane, që kanë identifikuar disa dërgesa droge të kapura në territorin e tyre, si dhe kanë siguruar prova të rëndësishme për funksionimin e rrjetit./ Zoom.al

EMRAT:

Elvis Doçi (Visi i Pojës)

Indrit Tafili

Orget Shqevi

Artan Sulejmani

Orges Molla

Sueld Elezi

Ekil Nderjaku

Hasan Nderjaku

Altin Morina

Armand Tragaj

Rando Aliu

Musa Korça

Alfred Hysa

Altin Pjetri

Ligor Çombashi

Edmond Çupi

Naim Behluli

Edison Cukaj (Çukaj)

Serxhio Shkodra

Bexhed Mema

Emri Hysenaj

Artuar Shkoza

Sokol Istrefi

Ervin Zeqiri

Gezim Thartori

Ledio Bardhi

Juxhin Drazhi

Erind Lasku

Postime të lidhura