zoom

Aktualitet

DOSJA/ Erigels Presi lavdëron Visin e Pojës dhe Adi Çobën: Janë të jashtëzakonshëm, kanë kapital

DOSJA/ Erigels Presi lavdëron Visin e Pojës dhe Adi Çobën: Janë të jashtëzakonshëm, kanë kapital

Zbardhen detaje të reja nga dosja hetimore për operacionin “Ura”, që çoi në goditjen e një rrjeti të gjerë kriminal mes Shqipërisë dhe Italisë, ku një nga figurat kyçe është Elvis Doçi, i njohur si “Visi i Pojës”.

Hetimet e thelluara dhe përgjimet nga aplikacioni i enkriptuar SKYECC zbulojnë se Doçi kishte rol thelbësor në trafikun e drogës dhe bashkëpunonte ngushtë me dy grupe të fuqishme kriminale të drejtuara nga Adi Coba dhe Erigels Presi.

Autoritetet italiane kanë dokumentuar 26 episode të trafikut të heroinës dhe kokainës, që mbaheshin nga këto grupe në mënyrë të pavarur, por në koordinim me Doçin.

Sipas dosjes, Adi Çoba mbështetej fort te Visi i Pojës për të garantuar rrugët ndërkombëtare të furnizimit me drogë. Një bisedë e përgjuar në automjet mes Presit, Gertin Aliut dhe Genci Telollarit, ilustron rolin vendimtar të Doçit si figurë e rëndësishme logjistike dhe financiare.

Gertin Aliu është përgjuar duke thënë:
“Ky është ai djali që e nxjerr nga Brindizi me traget, punon për Visin e Pojës.”

Në një tjetër komunikim të tetorit 2021, Erigels Presi përshkruan marrëdhënien e Çobës me Doçin si një aleancë të fortë për trafikun e kokainës, ndërsa e distancon nga heroina.


Erigels Presi: “Këtu në Durrës është bërë kurvë… në çfarë kuptimi… ky është me ata (…) ky nuk sillet kështu si sillet me mua dhe me ty. Me ata ai (ADI) sillet si burrë (…) Tani, këtë punë e bën edhe i shëndoshi (Çoba), është në kontakt me këta (…) në kuptimin që është i lidhur me ta dhe punon me të kuqen. Ndërsa me të bardhën, ti e di shumë mirë që Visi nuk është ke e bardha, apo jo? (…) Ai (ADI-ship.) qëndron me këta për të kuqen, merr edhe diçka tjetër se këta kanë edhe të bardhë (…) duke qenë me ata vepron si ndërmjetës.

Në janar 2022, Presi tregon në një bisedë me Zeni Shtrazën se Coba i drejtohej Doçit për të siguruar lëndën narkotike dhe e përshkruan grupin e Visit të Pojës si “djem të jashtëzakonshëm”, që nuk marrin pjesë drejtpërdrejt në aksione, por janë të fuqishëm financiarisht dhe kanë ndikim të madh në prapaskenë.

Erigels Presi: Të gjithë e dinë që Adi po punon me VISIN e POJËS (…) ata janë djem të jashtëzakonshëm. E kupton? Duhet më thënë atë që është (…) kanë kapital, nuk mund t’u thuash asgjë. Nuk janë te aksionit, harroje, por kanë kapital./ Zoom.al

Postime të lidhura